Ministri ukrainas uron RMV-në dhe Shqipërinë: “Hapja e negociatave është historike dhe e merituar”


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka quajtur si të merituar hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një postim në Twitter ai i ka uruar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave.

“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.

Sot në Bruksel, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë mbajtur konferencat e para ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, me çka edhe zyrtarisht i kanë nisur negociatat për anëtarësim./Telegrafi/

Baby Boo