Ministri shqiptar: Valët e muzikës përhapin koronavirusin


Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene.
I ftuar në studion e Report TV, Klosi tha se valët përhapin virusin një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri sipas së cilit është e vërtetuar shkencërisht.

Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar, janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin
Në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe.
Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri- tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi

Baby Boo