Ministri Reka nuk premton heqjen e vizave më 2020


Krerët e institucioneve të Kosovës çdo vit kanë premtuar heqjen e vizave.
Mirëpo, me gjithë deklarimet e liderëve se janë përmbushur kriteret e madje edhe dhëniet e datave për liberalizim, edhe viti 2020 i ka gjetur qytetarët e Kosovës pa të drejtën e lëvizjes së lirë.
Punë jo të vështirë është duke e parë gjithë këtë proces ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka.

Pa dhënë ndonjë afat kohor, Reka thotë se Qeveria e re me punë do t’i bindë vendet e BE’së se e meritojnë liberalizimin e vizave.
Reka për mosheqjen e vizave deri më tani ka fajësuar mosefikasitetin e qeverive të kaluara në sundimin e ligjit.
Por, sipas njohësve të proceseve të Bashkimit Evropian, Kosova përveç sundimit të ligjit duhet të përmbushë edhe një kriter tjetër.

Këshilli i Ministrave, në dorën e së cilit është vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, do të mblidhet katër herë gjatë këtij viti. Deri më tani në asnjërin prej tyre nuk është paralajmëruar diskutimi për një gjë të tillë.

Baby Boo