Ministri Lloga për lirimin e organizatorëve të “27 prillit” nga Gjykata e Apelit: Këshilli Gjyqësor të reagojë menjëherë


Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me organizatorët e “27 prillit”, e cila pranoi ankesat e tyre dhe vendosi që lëndën ta kthejë në rigjykim.

Lloga kërkon që Këshillit Gjyqësor të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është miratuar aktgjykimi.

“Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme të shkeljeve serioze edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Prandaj, është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur, pse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vërtetuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as faktet e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

“Me qëllimin më të mirë, i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është miratuar aktgjykimi, të fillojë një procedurë përfshirëse disiplinore nëse konstatohet se disa me vetëdije apo pa vetëdije me veprimet e tyre kanë lejuar që besimi në sistemin e drejtësisë të bjerë në nivelin më të ulët”, ka shkruar Lloga në Facebook.

Baby Boo