Ministri izraelit kërkon goditjen e fëmijëve palestinezë


Fabula e filmit shqiptar “Balonat”, ka gjetur së fundi shprehje reale në Izrael. Një ministër i kabinetit Netanjahu, ai i Arsimit, Naftali Bennett, këmbënguli se avionët luftarakë izraelitë duhet të godasin dhe mbi fëmijëve palestinezë kur këta të fundi lëshojnë balona në qiell, shkruan Yedioth Ahronoth. Sipas të përditshmes izraelite, ministri i sheh edhe ato si provokim ndaj Izraelit kur nga Gaza kalojnë në hapësirën e shtetit hebre.
Gjatë takimit të kabinetit të sigurisë izraelite të mbledhur për të diskutuar sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gaza-s, Bennet tha: “Pse nuk kemi goditur mbi të gjithë ata që lëshojnë ‘armët ajrore’ mbi komunitetin tonë? Nuk ka pengesë ligjore. Pse të godasim pranë tyre e jo direkt në to? Këta janë terroristë në çdo mënyrë”.

Por jo të gjithë kanë qenë dakort me ministrin Bennet. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot ishte prej atyre që dolën kundër. “Unë nuk mendoj se është në rregull që të goditen adoleshentët dhe fëmijët për ca lojra ajrore”.

“Ju sugjeroni që ne të hedhim bomba nga aeroplani tek ata që i lëshojnë balonët drejt nesh?”, Pyeti Eisenkot me habi nga propozimi i kolegut.

“Po”, u përgjigj Bennet.

Benneti theksoi se ushtria izraelite duhet ta bëjë këtë gjë, por dhe njëherë shefi i ushtrisë iu përgjigj: “Nuk pajtohem me ju. Është kundër qëndrimit tim operativ dhe moral”.

Te filmi “Balonat”, fëmijë liridashës lëshonin balona me mbishkrime antifashiste, gjersa një prej tyre, vajzë, e pësoi nga një e qëlluar me pistoletë e komandatit italian të kuesturës. /tesheshi.com/