Ministri izraelit i mbrojtjes drejtuar ushtarëve: “Së shpejti do ta shihni Gazën nga brenda”


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi në fillimin e një operacioni tokësor në Rripin e Gazës teksa vizitoi vizitoi trupat në kufi, transmeton Anadolu.

“Ju e shihni Gazën tani nga larg, së shpejti do ta shihni nga brenda. Urdhrat do të vijnë”, u tha Gallant ushtarëve.

Po ashtu, edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me ushtarë pranë Gazës dhe tha se “ne do të fitojmë me forcë të plotë”.

Izraeli ka bombarduar Gazën që nga sulmi i papritur i 7 tetorit nga Hamasi dhe e ka vënë gjithë enklavën nën një bllokadë, duke lënë 2,3 milionë banorë me pak ushqim, ujë, karburant dhe furnizime mjekësore.

Baby Boo