Ministri i Shëndetësisë viziton Spitalin e Tetovës, sheh kushtet e tmerrshme në të cilat punojnë mjekët!


Spitali i Tetovës ndër vite është katandisur si një katrahurë e një objekti të harruar!

Ndër vite pluhuri ka mbuluar korridoret dhe papastërtia ka mbushur skajet e çdo hapësire. Dyer që kërcasin, doreza të thyera, instrumente në mungesë, pajisje elementare që mungojnë dhe gjithçka tjetër që vetëm Spitalit Klinik nuk i përkasin!

Por sot ministri Fatmir Mexhiti erdhi dhe e vizitoi Spitalin e Tetovës, e në fakt pavarsisht se ka shkruar se ka ardhur të vizitojë kushtet e Spitalit të Tetovës asnjë nga fotografitë nuk tregon për gjendjen në të cilën është realisht!

Ministrit do të ja prezantojmë ne pamjet, ndërsa ju më poshtë ndiqeni deklaratën e tij:

“Sot vizituam Spitalin Klinik të Tetovës, për të parë në terren kushtet në të cilat punojnë punëtorët shëndetësorë, si dhe për të parë nga afër nivelin e kujdesit ndaj pacientëve. Është në proces përgatitja e një plani, me të cilin do të përmirësojmë në mënyrë efektive dhe të shpejtë nivelin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore, së bashku me të gjithë punonjësit shëndetësorë të këtij institucioni shëndetësor.”

Baby Boo