Ekziston rre*ziku i një vale të re të COVID-19


Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka paralajmëruar për rre*zikun e një vale të re të coronavirusit dhe kjo pikërisht për shkak të kthimit nga pushimet të qytetarëve me prejardhje nga Evropa lindore dhe juglindore.
“Bazuar në atë që po shoh, po bëhen shumë vizita tek familjarët nga Gjermania në drejtim të Evropës Lindore, Ballkani dhe Turqia”, ka thënë për RTL, ministri gjerman Spahn.

Ai ka theksuar se rikthimi i tyre mund të shkaktoj një valë të re të coronavirusit. Të gjithë të kthyerit nga rajonet me rr8ezikshmëri të lartë nga mesnata duhet t’i nënshtrohen testimit në Bavari dhe karantinimit shtatë ditor.
Kujtojmë që Evropa është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit dhe ka numrin më të madh të vi*ktimave të COVID-19 – ku deri më tani janë regjistruar mbi 500 mijë të vdekur.

Baby Boo