Ministri i shëndetësisë Filipçe ja çfarë thotë për koronavirusi


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë në një deklaratë për Fokus përgënjeshtroi informacionet se në Maqeoninë e Veriut ka një rast me koronavirus, përcjell INA.

Ai ka thënë se personalisht ka verifikuar dhe se nuk ka ndonjë pacient të tillë. Ai bëri thirrje që të mos përhapet panik. Paraprakisht Ministria gjatë ditës doli me disa masa preventive që përfshijnë rritjen e kontrolleve nëpër pikat kufitare, sidomos për personat që vijnë nga vendet kritike, sigurimit të hapësirës së izolimit të udhëtarëve në disa qendra mjekësore dhe formimin e një shtabi të krizës që do të bashkërendoj aktivitetet me institucione tjera.

Baby Boo