Ministri i Shëndetësisë, Filipçe e ndërpreu tenderin prej 36 milionë euro

Për shkak të ekzistimit të disa parregullsive të caktuara në dokumentacionin të cilin e tregoi vlerësimi fillestar, vendosëm që  ta ndërpresim.procedurën e tenderit për furnizimin e testeve dhe reagensëve për analiza biokimike, imunologjike, hematologjike dhe të gazit, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe i cili tha se në tender është paraqitur vetëm një kompani dhe se në këtë periudhë në mënyrë intensive kanë punuar në vlerësimin e ofertës.

“Periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me zbatimin e planit për centralizim, ndërsa me atë edhe sigurimin e kursimeve të mëdha në këtë pjesë të furnizimeve”, tha Filipçe dhe u bëri thirrje kompanive të cilat punojnë në këtë sferë t’i zvogëlojnë çmimet e reagensëve, pasi, siç tha, kanë pasur biseda për arsye se vlerat tregtare janë shumë më të vogla nga ajo që tani për momentin është duke u shfrytëzuar.

Restorant Lumare