Ministri i MPB-së promovon sistemin “Merre një numër”: Kjo masë do t’i japë fund turmave


Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me zëvendësministrin shtesë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Stefan Andonovski, promovuan sistemin “Merre një numër”, i cili nga sot është plotësisht funksional në bashkëpunim me MPB-në, dhe synon vendosjen e rendit në lidhje me në pritjen e palëve për fotografimin dhe lëshimin e dokumenteve personale.

“Me këtë masë do t’i jepet fund turmave, do të ulet ndjeshëm koha e pritjes së qytetarëve dhe do të mund të marrin dokumentet personale në kushte normale”, tha Toshkovski.

Baby Boo