Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me lajm të mirë për tetovarët


Ministri i Ekonomisë i RMV-së Kreshnik Bekteshi ka dhënë një lajm të mirë rreth një investimi të ri në zonën industriale në Tetovë. Ai njofton se një kompani gjermane do të investoj 3.5 milionë euro dhe se në këtë fabrikë do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.

Ja postimi i tij i plotë:
Kompania gjermane Franc Kiel do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë.

Në këtë fabrikë do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.
Qeveria gjatë ditës së sotme dha dritë jeshile për nënshkrimin e qirasë afatgjatë të tokës ndërtimore me Kiel NMK për një periudhë prej 20 viteve.
Urime!

Baby Boo