Ministri i Brendshëm francez akuza të rënda ndaj Benzema: Ai ka lidhje të forta me një organizatë terroriste


Në një intervistë për mediat franceze, Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, akuzoi rëndë futbollistin e njohur Karim Benzema. “Karim Benzema ka lidhje me terroristët myslimanë”, deklaroi ai.

“Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri francez i cili nuk dha më shumë detaje në lidhje me këtë akuzë tepër të rëndë.

Vëllazëria Myslimane lindi në Egjipt gjatë vitit 19289 në Ismalia, në verilindje të Kajros. Ishte një grup i themeluar nga Sheik Hassan Al Banna. Konsiderohet një organizatë reformiste e udhëheqjes sunite që i vuri vetes dy qëllime specifike, të çlirojnë vendin nga shtypja britanike dhe të marrin pushtetin në Egjipt për ta mbushur atë me vlera islamike. Organizata transnacionale islamike është cilësuar si një grup terrorist në Egjipt dhe disa vende fqinje, por jo në Francë.

Benzema në fakt ka mbajtur një qëndrim mbështetës për të gjithë familjet e viktimave nga përplasjet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Palestinës.

Baby Boo