Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri takon maturant për t’i nxitur në drejtime profesionale!


Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri takon maturant për t’i nxitur në drejtime profesionale!

Ministri Shaqiri shkruan:
👩‍🎓Hira Memeti, gjysmë-maturante në shkollën fillore “Ismail Qemali” 📍në Shkup, së bashku me prindërit e saj më pritën në shtëpinë e tyre, me të cilët kam diskutuar për planet e saj të ardhshme për vazhdimin e arsimit të mesëm dhe të lartë në vend.

👩‍💻✍️📝Hira theksoi se e sheh veten si programuese e suksesshme që do të ndërtojë karrierë profesionale në sektorin e IT. Nxënësja e klasës së nëntë krahas procesit të rregullt edukativo-arsimor dhe sukseseve të arritura në shkollë e shfrytëzon kohën e lirë për të përmirësuar dhe përvetësuar njohuri dhe aftësi në fushën e shkencave të informacionit.

✅️Ju jap mbështetje të plotë të gjithë të rinjve që e shohin të ardhmen e tyre në shkencë, teknologji informacioni dhe industrinë mekanike dhe përveç kësaj, ne do të vazhdojmë t’i stimulojmë ata të qëndrojnë dhe të vazhdojnë zhvillimin e tyre arsimor dhe profesional këtu në shtëpinë e tyre, ku e kanë vendin .

✅️I këshilloj të gjithë maturantët që në prag të regjistrimit në shkollën e mesme të fokusohen në shkollat profesionale dhe sidomos të vazhdojnë në një nga fakultetet teknike që premtojnë një të ardhme më të mirë këtu në vendin e tyre. 🙏

Baby Boo