Ministri i Arsimit, Arbër Ademi shërohet nga Covid-19, sot i kthehet aktiviteteve


Ministri i arsimit në detyrë në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga vi*rusi Covid-19 dhe se që sot i kthehet aktiviteteve dhe detyrës së tij. Ai përmes një postimi në facebook njoftoi se ka përfunduar sfid*ën me Covid 19 dhe apelon që edhe më tej të respektohen masat mbrojtëse.

“S*fida me Covid 19 mbaroi, përfundimisht. Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin. Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën. Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë ka shkruar ministri Ademi i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar mandatin e deputetit nga radhët e BDI-së.

Baby Boo