Ministri hungarez: Gruevski nuk mund të kthehet më në Maqedoni


Ministri për Drejtësi i Hungarisë Llazo Troshani ka thënë se autoritetet në Maqedoni e kanë të kotë kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ngase ai nuk mund të kthehet më në Maqedoni pasi ka fituar të drejtën e azilit në Hungari. Roshani në intervistën që ka zhvilluar mbrëmë për televizionin hungarez “Eho TV” tha se me faktin që atij i është pranuar azili, Hungaria pranon se Gruevski është viktimë e përndjekjes dhe nuk mund të ekstradohet.

“Të jemi të sinqertë, nëse ish kryeministër shkon në burg, me siguri nuk do ta ketë të lehtë”, ka thënë ministri i drejtësisë.Ai tha se nuk është i njoftuar në detaje me arsyet me të cilat Gruevskit i është miratuar kërkesa për azil, por tha se Zyra për migrim dhe emigrantë ka sjellë vendim pas një hetimi të detajuar dhe ka vërtetuar se ish kryeministrit me të drejtë është frikësuar për jetën e tij. Troshani ka shtuar se tani Gruevki mund të fitoj dokumente udhëtimi dhe lirisht mund të largohet nga Hungaria nëse dëshiron.

Baby Boo