Ministri Hoxha: Ngërçi administrativ për dëmet në bujqësi po zgjidhet për bujqit e Haraçinës, Hasanbegut dhe Mogilës


Arjanit Hoxha
Pas një kohe të gjatë sot i’u rikthyem seancave qeveritare me prezencë fizike.
Përveç vendimit për lehtësim të masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19, në seancën e sotme sollëm edhe këto vendime:

Ndryshimin e programit për zhvillim rural që ka të bëj me akordim të buxhetit për mbulim të disa projekteve kapitale infrastrukturore për zhvillim rural si dhe përgatitjen e thirrjes së rradhës për mbështetje të projekteve infrastrukturore ku aplikojnë Komunat rurale.
📙Qeveria i propozon Kuvendit ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje dhe shpëtim ku është paraparë dispozitë kalimtare me çka do lejohet procesimi i lëndëve të mbetura nga dëmet e shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.

Me këtë ligj përfundimisht hapet mundësia për zgjidhjen e ngërçit administrativ për dëmet e shkaktuara në bujqësi në komunat Haraçinë, Hasanbeg, Mogilë, rrethin e Strumicës si dhe në disa vendbanime tjera.
#realizojmë

Baby Boo