Ministri Hoxha: “Ministria e Bujqësisë ka bërë një hap serioz për zhvillimin e kooperativës bujqësore”


Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha shkruan në fejsbuk:
Në hapësirat e MBPEU, sot u mbajt debati publik për draft-tekstin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Kooperativave Bujqësore për periudhën 2022-2028.

Në periudhën e kaluar, Ministria ka bërë një hap serioz përpara në zhvillimin dhe mbështetjen e kooperativës. Nevoja për një strategji u imponua si një hap logjik pas suksesit të masës 131, nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural, i cili kontribuoi në rritjen e interesit të fermerëve për t’u bashkuar në kooperativa. Ata njohën mbështetjen nga shteti dhe përfitimin real që kanë nga anëtarësimi në kooperativë, kështu që si rezultat, për çdo vit numri i kooperativave është në rritje dhe sot ne kemi 66 kooperativë të regjistruar.

Strategjia e lartëpërmendur është duke u bërë për herë të parë që nga pavarësia e vendit. Është përgatitur në kuadër të aktiviteteve të projektit “Mbështetje për zhvillimin e kooperativave bujqësore”, e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, dhe e zbatuar nga CARE International dhe Fondacioni i Maqedonisë së Veriut për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (FMVZHN), kurse përfituesi përfundimtar është MBPEU.

Baby Boo