Ministri Filipçe tentoi ta shpëtojë, i moshuari ndërron jetë në bregun e Liqenit të Ohrit (VIDEO)


Pasditen e sotme në bregun e Liqenit të Ohrit ka ndërruar jetë një i moshuar, jozyrtarisht raportohet se i moshuari ka pësuar sulm në zemër. Trupi i pajetë është nxjerrë pranë plazhit Metropol në Ohër, ndërsa në afërsi po mbahej edhe hapja solemne e Kupës Ndërkombëtare për Not, ngjarje ku po merrte pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në një video të publikuar nga mediumet lokale, shihet se si ministri vrapon për të dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore duke tentuar ta reanimojë të moshuarin për 20 minuta.

Baby Boo