Ministri Filipçe ndalon tubimet publike, kinematë dhe fitneset, kafeteritë duhet të punojnë me orar të shkurtuar


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se ndalohet çdo tubim publik, kinematë, shfaqjet teatrale, koncertet dhe fitneset.

Filipçe tha se kafeteritë dhe restorantet duhet të punojnë me orar të shkurtuar deri në orën 18:00.

Momentalisht, sipas ministrit Filipçe, po testohet një pacient për coronavirus ndërsa gjendja e të infektuarve nga Dibra është përkeqësuar ndjeshëm.

“Nga nëntë pacientët, gjashtë janë në gjendje stabile, te tre prej tyre ka përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes shëndetësore, frymëmarrje të rënda, por s’kanë nevojë për mbështetje respiratore”, u shpreh Filipçe duke shtyar se pacientët janë mbi 65 vjet.

Baby Boo