Ministri Arbër Ademi është infektuar me virusin korona


Arbër Ademi Ministër i Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se është infektuar me KOVID-19.

Postimi i tij i plotë:

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokollet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmve në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!” ka shkruar Arbër Ademi.

Baby Boo