Ministri Ademi në takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore në Maqedoni i intensifikojnë takimet e punës me qëllim që të perceptojnë efikasitetin dhe efektivitetin e projekteve të përbashkëta që zbatohen në sferën e arsimit dhe përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme me të cilat do të avancohet cilësia e sistemit arsimor nacional.

Fokusi i takimit të sotëm, në takimin që u mbajt në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ishte Projekti për zhvillimin e shkathtësive dhe përkrahja e inovacioneve.

Bëhet fjalë për projekt që disa vite me radhë zbatohet me mbështetjen financiare të Bankës Botërore dhe ka për qëllim që të japë kontribut në modernizimin e arsimit profesional të mesëm përmes mësimdhënies cilësore dhe trajnimit praktik në lidhjen e shkollave me komunitetin e biznesit, me qëllim të pajisjes së nxënësve me aftësi dhe shkathtësi cilësore, të cilët për një kohë të shkurtër do të kalojnë nga mësimi në punë. Po ashtu, përmes këtij projekti sigurohet edhe përkrahja për zhvillim dhe avancim të veprimtarisë inovative në vend.

Prezantimi i raporteve nga realizimi i të njëjtit do të jetë bazë për hapat e mëtejshëm, që do të nënkuptojnë ndryshimin apo plotësimin e aktiviteteve të parashikuara./PC

Baby Boo