Ministër, një nga “profesionet” më të paguara! Zaevi dhe Spasovski me rroga më të larta, sa marrin të tjerët?


Në Qeveri, Zoran Zaevi merr rrogën më të lartë edhe atë prej 87.813,00 denarëve, kurse rrogën më të ulët e merr ministri i Shoqërisë Informatike, Jeton Shaqiri – 65.292 denarë. Baza e rrogës për të gjithë ministrat është 64.970, kurse për kryeministrin 78.840 denarë ku shtohet edhe puna dhe stazhi i mëparshëm. Deri në këtë shifër arrijnë neto rrogat që janë paguar në muajin dhjetor të 2020-tës. Ministri i Punëve të Brendshme ka pasur rritje prej 20%, që i bie 14.879 denarë.

RROGAT E KRYEMINISTRIT DHE MINISTRAVE
Puna paraprake(denarë) Rroga neto (denarë) Stazhi(vite)
Kryetari i Qeverisë së RMV-së – Zoran Zaev 87.813,00
Zëvendësi i kryetarit të Qeverisë së RMV-së – Artan Grubi 70.102,00
Zëvendësi i kryetarit për lu*ftë kundër kor*rupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore – Lupço Nikollovski 68.179,00

Fatmir Bytyqi – Zëvendësi i kryetarit për Çështje Ekonomike 71.385,00
Nikolla Dimitrov – Zëvendësi i kryetarit për Çështje Evropiane 71.385,00
Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme 70.102,00
Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes 72.989,00
Oliver Spasovski- Ministër i Punëve të Brendshme 85.113,00

Bojan Mariçiq -Ministër i Drejtësisë 68.499,00 10
Fatmir Besimi – Ministër i Financave 69.783,00
Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë 68.179,00
Arjanit Hoxha – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave 68.820,00
Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë 68.179,00
Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës 67.537,00

Jagoda Shahpaska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale 74.273,00
Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale 70.102,00
Irena Stefoska – Ministre e Kulturës 72.670,00
Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve 68.179,00
Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 65.612,00
Jeton Shaqiri – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës 65.292,00

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, paga mesatare në vend në nëntor të vitit 2020 ka qenë 27.588, kurse shporta e konsumatorit – 33.074 denarë.
Të dhënat e Entit flasin se rrogën më të lartë neto në Maqedoni e kanë marrë ata që punojnë në sektorët e programimit kompjuterik dhe në veprimtaritë konsultuese – 66.896 denarë.

Pas tyre vijojnë veprimtaritë juridike dhe të kontabilitetit me rrogë prej 59.124, pastaj mjekët – 58.991, transporti ajror me 54.827 denarë, telekomunikimet me 48.450 denarë dhe profesorët me 40.000 denarë.
Në sektorin e prodhimit të produkteve themelore farmaceutike, rrogat janë 43.982 denarë.
Enti për Statistika ka regjistruar rrogat më të ulëta janë në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës.

Gjithashtu, rroga të ulëta marrin edhe të punësuarit në industrinë për prodhim të lëkurës – 17.078, njerëzit që punojnë në mirëmbajtjen e ndërtesave, mjedisit, natyrës – 19.707 dhe njerëzit që punojnë në sektorin e prodhimit të mobiljeve, të cilët marrin nga 19.982 denarë.

Baby Boo