Ministër i Arsimit: Nëse ka raste të pagesës së dëftesave të denoncohen në inspektoriat


Dëftesat jepen falas dhe i inkurajojmë të gjithë nxënësit dhe qytetarët deri tek Inspektorati i Arsimit të denoncojnë veprimet joligjore. Kështu ka deklaruar Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, duke ju referuar deklaratës së unionit të nxënësve të shkollave të mesme, të cilët kanë theksuar se javën e kaluar ka pasur ankesa nga nxënës të shkollave të mesme në më shumë qytete të shtetit se në shkollat e mesme paguhen taksa për dëftesat.

Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Zyrtarisht dhe formalisht në adresën tonë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk ka pasur asnjë ankesë. Por, siç është i njoftuar opinioni, ashtu edhe unë jam i njoftuar me një veprim të tillë. Ne si Ministri për arsim dënojmë fuqishëm veprimet të cilët i imponojnë nxënësit të paguajnë para. Dëftesat ne i japim falas dhe i inkurajojmë të gjithë nxënësit dhe qytetarët deri tek Inspektorati i arsimit të denoncojnë veprime të tilla joligjore”

Në konferencën e sotme për mediat, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Ministri i informatikës Damjan Manevski njoftuan se mbështetje në para do të marrin të rinjtë nga 16 deri në 29 vjet të cilët vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta. Qëllimi është përmirësimi i standardit të nxënësve dhe studentëve, përforcimi i fuqia e tyre blerëse dhe për zhvillimin e IT-aftësive që do t’u ndihmojnë për qasje më të lehtë deri tek tregu i punës. Arbër Ademi, njoftoi se dekreti i parë është për ndarje nga 3.000 denarë për furnizimin e pajisjes shkollore.

Dekreti i dytë është për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 6.000 denarëve për studentë nga familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa do të dedikohen për mbulimin e një pjese të pjesëmarrjes për studim ose për akomodim në konvikte ose për akomodim privat.

Ministri Ademi apeloi deri tek të rinjtë të mos e lëshojnë këtë mundësi, ndërsa sipas vlerësimeve do të përfshihen rreth 100.000 shfrytëzues. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Baby Boo