“Mini shengeni”, termi që shmang Shkupi e Tirana! Zaev, Rama dhe Vuçiq takohen online për bashkëpunimin rajonal


Në një takim ishin, por nuk e quajnë me të njëjtin emër. Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama si dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq përmes lidhje online kanë folur sot për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal.

Në kumtesën e dërguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kjo quhet “nismë për bashkëpunim të përforcuar rajonal”. Edhe nga Qeveria shqiptare e quajnë “takim në kuadër të bashkëpunimit rajonal”. Por Presidenca serbe i bie më shkurt. E quan “Shengeni i Vogël”.
Në fund, dolën me deklaratë të përbashkët në të cilën shkruhet se mbeten akoma të përkushtuar në rrugën drejt BE-së dhe bashkëpunimit rajonal.  Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet BE-ja, po aq sa ato i nevojiten BE-së.

Më poshtë paralajmërohet se më 29 korrik tre liderët do të takohen në Shkup për ta konfirmuar avancimin dhe për të nënshkruar marrëveshje që dalin nga Samiti i Berlinit. Ato pritet të jenë për bashkëpunim dhe ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore, si dhe për lehtësimin e tregtisë, importin dhe eksportin mes vendeve tona. Më tej, në deklaratën e përbashkët, ftojnë dhe inkurajojnë edhe kolegët e tyre në rajon që të nënshkruajnë dhe të zbatojnë marrëveshje të ngjashme.

Baby Boo