Mimi Kodheli: “Su*lmi i ar*matosur i Rusisë ndaj Ukrainës përbën një akt lu*fte”


Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka deklaruar se su*lmi i ar*matosur i Rusisë ndaj Ukrainës përbën një akt lu*fte dhe se Shqipëria mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat mbi situatën dhe zhvillimet pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Kodheli e cila është edhe zv/spresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë dhe angazhimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për këtë çështje.

Duke e cilësuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës si një akt lu*fte dhe një akt agresioni krejtësisht të pa justifikuar dhe të paprovokuar kundër një vendi sovran, të pavarur dhe paqësor, ajo tha se “Ky veprim është një ag*resion i hapur jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj rendit, paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në botë.”

“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, sikurse dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij su*lmi. Shqipëria mbështet fuqimisht dhe pa asnjë ekuivok integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë edhe ujërat e saj territoriale”, u shpreh Kodheli.

Ajo shtoi se së bashku me aleatët, Shqipëria qëndron përkrah popullit të Ukrainës dhe “presidentit të saj legjitim të dalë nga zgjedhjet demokratike, parlamentit dhe qeverisë së Ukrainës”. “Mendimet tona janë dhe shkojnë tek të gjithë familjet e vi*ktimave dhe të pl*agosurve të popullit ukrainas. Ne i bashkohemi plotësisht deklaratës së Këshillit të Atlantikut të Veriut për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës e cila i bën në fakt thirrje Rusisë se duhet të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj të vendosura brenda dhe rreth kufirit ukrainas.”

“Në cilësinë e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s unë dua të theksoj dhe siguroj për angazhimin e plotë dhe serioz të Asamblesë Parlamentare të vendeve të NATO-s dhe të gjithë parlamenteve anëtare të Aleancës në mbështetje absolute të vendimeve dhe veprimeve qofshin këto politike apo ushtarake të Aleancës, përshirë të gjitha ato që parashikon në fakt kuadri i nenit 4 dhe 5 të Traktatit të Uashingtonit”, tha ndër të tjera Kodheli.

Kujtojmë se zyrtarët e lartë të Shqipërisë kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas./Anadolu Agency(AA)/

Baby Boo