MILLOSHOVSKI: DIAGNOZA E JANEVËS MUND TË PËRDORET PËR TA SHPËTUAR ATË (VIDEO)


Pushimi mjeksor i Katica Janevës është dhënë mbi baza të konstatimit për çrregullim ankthi, por deri më tani nuk dihet nëse është rast më i lehtë ose gjendje që mund të ndikojë në nivelin e aftësisë për punë. Kështu ka shkruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në fejsbuk, ku bashkangjitur ka publikuar edhe fotografi të dokumenteve që pretendon se i përkasin kryeprokurores  speciale, Katica Janeva.

Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE

“Pasiqë nga PSP dhe Qeveria fshehin dhe nuk i njoftojnë qytetarët për çështje me interes publik, lejoni t’u ndihmojmë: Katica Janeva nga një mjek i saj i njohur ka marrë pushim mjeksor për periudhën nga 16 korriku deri në 15 gusht të 2019-tës. Pushimi mjeksor është dhënë mbi baza të konstatimit për çrregullim ankthi, por deri më tani nuk dihet nëse është rast më i lehtë ose gjendje që mund të ndikojëë në nivelin e aftësisë për punë. Edhe pse këto diagnoza janë më të rënda për kontroll dhe ekspertizë.  Fshehtësia jep dyshime se pushimi mjeksor mund të jetë përgatitje për rrethana për mospërcaktim të masës paraburgim ose për ndërtim të historiatit të sëmundjes për periudhë më të gjatë, në rast të proceseve më të gjata gjyqësore, eventuale. “

Pas këtij publikimi, kanë reaguar nga dhoma e mjekëve nga ku thonë se askush nuk guxon të publikojë diagnoza të pacientëve në opinion. Kryetarja e kësaj dhome Kalina Grivçeva Stardellova në një deklaratë për mediat maqedonase, tha se nuk e ka parë këtë publikim, por konsideron se kjo nuk lejohet. Ajo shton se një diagnozë nuk do të thotë se ajo është fotografia e gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Kalina Grivçeva Stardellova, kryetare e Dhomës së Mjekëve

“Ka ligj për mbrojtje të të drejtave të pacientëve dhe ligj për mbrojtje të të dhënave personale. Kjo nuk guxon të publikohet. Askush nuk guxon të publikojë diagnozë ashtu”.

Grivçeva sqaroi se rregullat nga Ligji për mbrojtje të të dhënave personale janë mjaft të ashpra. Ajo tha se në dhomën e mjekëve ka komision të veçantë për mbikqyrje, i cili vepron pas ankesave të institucioneve dhe qytetarëve, por që rastet të vendosen në rend dite për vendim, duhet të ketë kërkesë. Kjo do të thotë se tani Janeva apo anëtarë të familjes së saj mund të dorëzojnë kërkesë deri tek Dhoma e mjekëve se i është shkelur e drejta si paciente, e ndaj të cilës, komisioni duhet të veprojë.

Baby Boo