Milloshoski: Maqedonia prej sot është qiraxhi në shtetin e vet


Deputeti i VMRO-DPMNE-së , Antoni Milloshoski në fjalimin e tij me kritika të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, duke nënvizuar për shkak të tradhtisë së LSDM-së, gjegjësisht Kovaçëvskit dhe Mariçiqit, Republika e Maqedonisë së veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet.

“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciq, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Milloshovski gjithashtu përmendi edhe shumë afera, e tendera “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shëndrruar në parti kazinosh dhe lojra të fatit./Alsat.mk

Baby Boo