Milloshoski do të dorëzojë ‘bombën’ në Prokurori te Ruskovska


Deputeti Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM nesër do të shkojë te Prokurorja Vilma Ruskovska për t’ia treguar audio-incizimin që e lëshoi në foltoren e Kuvendit. Në këtë audio-incizim, sipas Milloshoskit, edhe kryeministri Zaev shpreh dyshime për financimin e Lidhjes ndërkombëtare.

“Nesër në orën 9, me nismë timen, në Prokurorinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të kem takim me Vilma Rushkovskën”, shkruan Milloshoski në rrjetin social ‘Facebook’.

Baby Boo