Milioneri që do t’i paguajë gjobat për gratë që veshin burka në Zvicër


Pasi Zvicra votoi për ndalimin e burkës nëpër vende publike, politikani dhe milioneri francez-algjerian, Rachid Nekkaz, tha se gruaja muslimane në Zvicër duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të veshë burka.
Ai tha se organizata e tij, Mbrojtja e Lirisë, do të paguajë të gjitha gjobat për gratë që mbajnë burka dhe këtë do ta bëjë sapo ligji përkatës të hyjë në fuqi në të gjithë Zvicrën, siç po bën tashmë në vendet e tjera të Evropës.

“Unë jam duke qëndruar në përkushtimin tim për të mbrojtur lirinë e fesë dhe veshjes. Unë e bëj këtë për ata që duan të mbajnë Nikabë lirshëm në Evropë në tetë vende, si edhe për ata që nuk duan të veshin vello në botën muslimane, për shembull në Sudan dhe Iran”, tha ai.
Ndërsa eksperti zviceran i islamit, Saida Keller-Messahli, është kr*itik ndaj veprimeve të Nekkazit, shkruan “Blick”-u.
“Ai mendon se mund të zhbëjë vendimin e votimit me paratë e tij. Kjo është mendjemadhësi”, është shprehur ai.

Baby Boo