Milioneri më i ri në monedhën euro në Maqedoni është 24 vjeç, më i moshuari 77 vjeç


Drejtoresha e Drejtorisë e të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, sot në një konferencë për media informoi se milioneri më i ri në monedhën euro në vend është 24 vjeç, ndërsa më i vjetri 77 vjeç.

“Një person 24 vjeçar është milioneri më i ri në euro për vitin 2022 me të hyra të fituara dhe të raportuara nga jashtë në shumë prej 61,6 milionë denarë, ndërsa 77 vjeçari me të ardhura të fituara prej 92,9 milionë denarë është milioneri më i vjetër në euro i cili të ardhurat i realizonte kryesisht nga dividendat e kompanive në vend”, thotë Lukarevska.

Lukarevska tregon se milioneri më e ri në denarë është vetëm 9 vjeç.

Baby Boo