Milionat nuk janë asgjë kur bëhet fjalë për këto njerëz!


Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.

Pagat dhe bonusët e kryemenaxherëve të kompanive më të mëdha zvicerane kanë shënuar ngritje gjatë vitit 2018. Kjo vjen pas një trendi të uljes relative që pati ndodhur pak vjet më parë, si pasojë e presionit publik mbi pagat stratosferike të kuadrit të lartë në ekonominë zvicerane.

Nga 30 ndërmarrjet që janë pjesë e “Swiss Leader Index”, deri më sot (e premte) raportet e tyre afariste i kanë bërë publike vetëm 19.

Njeriu me pagën më të lartë në Zvicër: Sergio Ermotti

Në 12 nga 19 koncernet është rritur ajo që quhet “kompensim i përgjithshëm” për kryemenaxherët. Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.

Severin Schwan, CEO i kompanisë së madhe farmaceutike Roche, është i dyti në listë. Në konton e tij gjatë vitit 2018 janë derdhur 11.8 milionë franga.

Baby Boo