Miliona euro nga Venezuela diktatoriale janë transferuar në Maqedoni


Miliona euro nga Venezuela janë transferuar në Maqedoninë e Veriut përmes bankës tashmë të falimentuar Eurostandard në Shkup. Bëhet fjalë për 110 milionë euro që përmes transaksioneve kanë mbërritur nga ky vend diktatorial i udhëhequr nga Nikolas Maduro, e që është nën sanksione. Të dhënat e tilla gjenden në raportin e falimentimit të Eurostandard bank që ishte përgatitur nga biznesmeni Trifun Kostovski, si themelues dhe njëri nga kryesorët të bordit mbikqyrës të kësaj banke.

Nga 110 milionë euro, 10 dyshohet se kanë përfunduar si kredi për klientët e favorizuar të Eurostandard Bank. Një vit para falimentimit të Eurostandard, bordi madje kërkoi një kredi nga Venezuela për të rikapitalizuar bankën e dështuar. Në vitin 2019, 110 milionë euro mbërritën në Maqedoni nga Venezuela, zyrtarët e së cilës prej vitesh janë nën sanksione financiare.

Ato janë paguar përmes një llogarie jorezidente në Eurostandard Bank. Transaksionet e para filluan të mbërrinin në fillim të vitit 2019, në kohën kur kishte protesta maratonike dhe të përgjakshme në Venezuelë kundër regjimit autokratik të Maduros. Pas transaksioneve milionëshe alarmohet inteligjenca financiare dhe nis procedura hetimore.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vendet fqinje. Në vitin 2019, u zbuluan disa llogari të politikanëve venezuelianë që transferuan para në bankat zvicerane përmes vendeve të treta. Për momentin nuk ka informacione nëse paratë që kanë mbërritur në Maqedoni nga Venezula më pas janë transferuar në Zvicër.

Baby Boo