Miletiçi këshilltar i Zaevit, politikani serb i Kralevës që ndërlidhet me protestat që dogjën ambasadën e SHBA-ve në Shkup


Dragisha Miletiç, kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në Maqedoni dhe një politikan me të kaluar kontroverse antishqiptare dhe antiperëndimore është pjesë e ekipit të këshilltarëve të kryeministrit Zoran Zaev. Ai njihet kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe njëherit pjesë e protestave që eskaluan me dhunë dhe djegien e ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Involvimin e tij në këtë rast e kanë bërë disa portale në gjuhën shqipe, duke e konsideruar si politikani që i fryente eskalimit dhe përhapjes së luftës edhe në Maqedoni në vitin 1999 kundër pranisë europerëndimore. Sipas një portali Amerika – Radio, ai akuzohet si pjesë e grupit që i vunë zjarrin ambasadës amerikane dhe se jozyrtarisht gjendet në listën e zezë amerikane.
Ai është i lindur në vitin 1956 në Kralevë të Serbisë, ndërsa vlen për të theksuar se ka jetuar në Kosovë, ku ka punuar dhe ka kryer edhe fakultetin në Prishtinë.(INA)

Baby Boo