Mile Janakieski sot në seancë gjyqësore për rastin “Toplik”


Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Toplik” të Prokurorisë Publike Speciale, ku i dyshuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte.

Në seancën paraprake prokurorët e PPS-së i lexuan 608-të dëshmitë materiale lidhur me lëndën. Gjykatësi Osman Shabani e ndërpreu seancën me qëllim që, siç tha prokurorët e PPS-së të përgatiten për prezentimin e dëshmive të cilat janë kërkuar prej të akuzuarve në këtë rast.

Mbrojtja nga gjykata kërkoi që në seancën e radhës të thirret edhe personi ekspert Boris Tunçev me qëllim që të merret në pyetje.

Sipas aktakuzës së PPS-së, i dyshuari i parë Janakieski, si dhe personi drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike ka themeluar Komision për ankand publik në të cilin e ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponueshmëri me tokë ndërtimore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet.

Prej dëshmive, sipas PPS-së, del se për shkak të shkëputjes së marrëveshjes me fajin e Ministrisë, është obliguar në shumë prej një milion euro t’i paguaj borxh dhe kamatvonesë personit juridik “San siti”.

Baby Boo