Milanoviq për rënien e dronit ushtarak në Zagreb: “Nuk do ta pyes fare sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, çka din ai”


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka mbajtur një takim urgjent me krerët e Forcave të Armatosura dhe agjencive të sigurisë e inteligjencës për shkak të rrëzimit të një droni ushtarak në Zagreb.
Ai tha se nuk kanë pasur informacion paraprak për këtë fluturim.

“Nuk kemi marrë informacion paraprak, ka fluturuar mbi Hungari mbi 40 minuta, mbi Kroaci për pak më shumë se 7 minuta, është një incident i rëndë, po bëhen hetime, por ne duam të përcaktojmë të gjitha detajet. Vlerësojmë se kjo nuk është e drejtuar kundër Kroacisë dhe se ky është një incident”, tha Milanoviq.

I pyetur nëse kishte nevojë për të ftuar ambasadorin ukrainas, Milanoviq, tha jo, shkruan Dnevnik.
“Ka një luftë atje, askush nuk u vra. Nuk ka nevojë që dikush t’a ftoi ambasadorin ukrainas tani,” tha ai.
Milanoviq gjithashtu u shpreh se nuk do ta pyes fare sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

“Nuk dua ta emëroj atë, çfarë di ai për këtë”, tha Milanoviq.
Ndryshe, në takim, përveç presidentit Milanoviq, morën pjesë edhe shefi i zyrës së Presidentit, Orsat Miljeniq, Këshilltari i Presidentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Dragan Lozançiq dhe Këshilltari i Presidentit për Politikë Evropiane dhe të Jashtme, Neven Pelicariq.

Baby Boo