Milaim Zeka voton i shtrirë nga spitali, shpreh shqetësim për pacientët që nuk arrijnë të votojnë


Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtrirë në spital, sapo ka votuar me ndihmën e ekipeve mobile të KQZ-së që po qëndrojnë në QKUK. Teksa tha se mbrëmë ka pasur gjendje më të rënduar për shkak të koronavirusit, Zeka më parë u ankua se pacientët nuk po arrijnë të votojnë.

“Shpreh shqetësimin tim se kjo fushatë ka qenë kundër gjitha rregullave të Covidit, unë kam pas edhe humbje familjare nga koronavirusi pasi edhe babai më ka vdekë nga koronavirusi. Familjarët e mi e kanë kalu të gjithë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Baby Boo