Milaim Zeka: Kurrë s’kemi qenë më afër dorëheqjes së Albin Kurtit


Gazetari Milaim Zeka mendon se shumë shpejt kjo qeveri do të bie.

Shkak për këtë mori njohurinë mbi politikën dhe situatën e krijuar së fundi rreth çështjes së Asociacionit.

Në një paraqitje për mediat shqiptare, Zeka ka thënë se me aq sa e nuhat ai politikën dhe aq sa di për Kurtin, të cilin e njeh edhe personalisht, është i bindur se do të kemi dorëheqje të qeverisë.

“Kurrë s’kemi qenë më afër sesa dorëheqjes së Albin Kurtit. Unë, aq sa e nuhas politikën dhe aq sa di për Albin Kurtin, të cilin e njoh edhe personalisht, jam shumë i bindur që shumë shpejt do të kemi dorëheqjen e kësaj qeverie. Pse? Sepse, pikërisht amerikanët po kërkojnë një mini-Serbi të re brenda shtetit të Kosovës. Të krijojmë Republikën Serbe”, tha ndër tjerash ai në Top Channel.

Baby Boo