Milaim Zeka: Hashim, bëhu gati për raketën e Berishës!


Edhe deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka i cili ka njohuri të shumta rreth ndodhive të luftës në Kosovë, është përfshirë në debatin Berisha-Thaçi.

Zeka i drejtohet Thaçit pse nuk e përmendi arrestimin e tij në Tiranë dhe të Veselit.

Gjithashtu, Zeka ia përmend edhe relacionet Berishës me Bukoshin, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

E verteta e Thaçit per Berishen

Po çka nuk tha Presidenti?!

Krejte ato qe i tha Presidenti Thaçi per Sali Berishen jane te verteta. Mirepo çuditerisht “harron” me permend qe edhe ai vet ka qene i arrestuar ne Tirane. Edhe Kadri Veseli.

Po pse asnje fjale per relacionet e Berishes me Bukoshin? Pse asnje fjale edhe per disa te kampit socialist te asaj kohe qe ose e kane penguar luften e Kosoves, ose e kane ndihmuar ne shkembim te parave?

Nje diçka jam shume i bindur: Sali Berisha nuk do t’ i kaloje ne heshtje keto akuza. Çfare raketash do te leshoje kunder Thaçit, te presim. Presidenti ka hapur nje kapitull te rendesishem te kohes te luftes…

Baby Boo