Milaim Zeka: Gruaja e një lideri i ka futur 1 milion euro ne Kosovë për të shkaktuar trazira


Ish’deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se rreth kryeministrit në detyrë të Kosovës, janë mbledhur disa persona me të kaluar kriminale. Zeka ka paralajmëruar se gruaja e një lideri në vend ka futur 1 milion euro në Kosovë, që do të përdoren për të shkaktuar trazira.

Ai ka shkruar në Facebook se disa të afërm në rrethin e parë politik të Kurtit kanë zhvilluar veprimtari kriminale, duke u përfshirë në terrorizëm, drogë e prostitucion.

Zeka thotë se këshilltarë të Kurtit po orkestrojnë një fushatë të çmendur ndaj mendimin ndryshe.

Ish’deputeti ka akuzuar nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavcin për të cilën thotë se ishte marrë me shit blerje të diplomave.

Ai shton se sipas disa burimeve ka informacione se përmes gruas së një lideri pak ditë më parë janë futur në Kosovë 1 milion euro që do të shërbejnë për shkaktimin e trazirave./Express/

Baby Boo