Milaim Zeka: Baton Haxhiu do të shpallet non-grata nga SHBA-të, ja arsyet


Gazetari Milaim Zeka në një paraqitje në Top Channel ka thënë se gazetari kosovar Baton Haxhiu do të shpallet “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se Baton Haxhiut iu është refuzuar viza hyrëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë po e jap vetëm një emër. Për të cilin ju thash, këtë emër po e jap që iu ka refuzu viza hyrëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ai është miku i ngushtë i Bledi Manes, Baton Haxhiu.”, tha Zeka.

Më tutje, Mane ka thënë se nuk e ka mik Ramën, ndërsa Zeka i thotë se ka bërë shaka.

“Bëra shaka, se nuk e ke mik.”, tha Zeka.

“E vërtetë është kjo? E ke të konfirmuar këtë?”, u pyet Zeka, ndërsa u përgjigj bindshëm duke thënë: “Po, po po”.

Më tutje, Zeka gjithashtu ka thënë se Haxhiut iu është refuzuar edhe kërkesa për vizitën e ish-Presidentit të Kosovës në Hagë.

“Edhe një lajm, përderisa Mero Bazes iu është dhënë leja për ta vizituar dhe për ta takuar në burgun e Hagës ish presidentin Thaçi, Baton Haxhiut iu ka refuzuar një gjë e tillë. Edhe ai ka bërë kërkesë që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë iu është refuzuar një gjë e tillë”, tha Zeka.

Në anën tjetër, këto diskutime bëhen pas lajmërimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se shumë persona në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të shpallen non-grata.

Baby Boo