Milaim Zeka: “Albin Kurti do shpallet non grata”


Analisti Milaim Zeka tha në emisionin Review në Euronews Albani se Albin Kurti do të shpallet non grata nga ndërkombëtarët.

Zeka u shpreh se këto janë informacione që i ka nga bisedat me diplomatë në Prishtinë por edhe me gazetarë europianë.

Sipas tij, plani i ndërkombëtarëve është që të krijojnë një qeveri teknike duke shpallur non grata kryeministri e Kosovës.

“Ndërkombëtarët përveçse e kanë futur Kosovën në sanksione, janë në një situatë kur po mendojnë ose të krijojnë një qeveri teknike duke e shpallur Kurtin non grata… Këtë e bazoj në bisedat e mia me diplomatë në Prishtinë, janë biseda personale. Shumë kohë pa u shpallur Berisha non grata flitej kjo gjë nëpër tiranë. Gjithë opozita e Kosovës është thirrur në Uashington dhe është biseduar pikërisht kjo. Vetë fakti që kam lidhje me diplomatë, gazetarë evropianë. Nëse shihni reagimin e Escobar, që thotë që asnjë prej ligjeve s’po e zbaton Kurti, s’do të diskutojë për asociacionin. Dhe flitet që Borrell ka shpërndarë një listë në qarqet diplomatike se cilat sanksione mund të vihen në raport me Albin Kurtin”, tha Zeka.

Baby Boo