MIKROTOPONIMET SIPAS FSHATRAVE: Fshati Gajre


Mr. Donika Bakiu

Pozita gjeografike: I shtrirë në rrëzë të malit Sharr, e banuar sot prej rreth 3.000 shpirtrave, në rreth 120 shtëpi, ky katund ka qenë gjithmonë vatra e patriotizmit shqiptar,i konsideruar nga disa madje, si epiqendër e edukimit të malësisë në fjalë.
Fshati Gajre gjendet në veri-perëndim të qytetit të Tetovës, pesë kilometra futet në Malësinë e Sharrit. Pra siç e shihni është fshat malor me të gjithë karakteristikat. Mirëpo tash mund të merret edhe si lagje, ose paralagje e qytetit, sepse në afërsi të tij kalon rruga automobilistike që lidh qytetin dhe Kodrën e Diellit, vend turistik për rekreacion të sporteve dimërore dhe verës për pushim klimaterik, për shkak të hoteleve dhe për shkak të ajrit të pastër, nga ana tjetër dhe për horizontet e pafund e të kulluar si kristali.
Gajrja është një fshat i ngarkuar me histori, Gjeografia e saj ndërlidhet me malet shqiptare të Sharrit, sipas mendimit tonë, janë malet më të bukura në botë. Shenjtëria historike e këtij mjedisi ndërlidhet me patriotët që i ka dhënë për çështjen kombëtare që të ruajnë edhe toponimet nga emërtimet latine, turke dhe së fundmi nga ato sllave. Fshati ndahet në dy pjesë, që i ndanë proj i fshtit, pra: andi projt dhe këndi projt, qëndrojnë si emërtime.
Fiset kryesore: Në këtë fshat, sipas burimeve historike dhe gojëdhënave ka vetëm një fis, sipas ndarjes së fiseve në tërësinë shqiptare, pra Gajren e kanë banuar vetëm fisi Krasniq.Por pas disa shekujve janë krijuar fise të reja si:Xhagadur,Vela,Kotajce,Dançaulle,Gërmaze.

LAGJET-MËHALLAT: Emërtimet e lagjeve janë sipas fiseve:mahalla vele,mahalla kotajce, mahalla xhagadurve, mahalla gërmaze, mahalla dançe,mahalla kase.
Etimologjia e emrit: Me rrënjë të thella në histori, që nga periudha pellazge-ilire, Gajrja supozohet të ketë qenë lima, dhe vetë emërtimi nga lashtësia Gara, dëshmon këtë mendim, ngase mendohet se fusha e Pollogut ka qenë liqe dhe, jo rastësisht përreth këtij liqeni, pra rreth malit Sharr janë edhe dy fshatra të tjerë me pozitë të njëjtë të lartësisë mbidetare, si: Gajrja e Dibrës, dhe Gajrja e Kaçanikut, pra, Garra që ka kuptimin e limanit, por, më dëshmi bindëse Gajrja si katund figuron përherë të parë në dokumentet turke, në vitin1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë fetare krishtere.

Baby Boo