Mikroçipi nën lëkurë/ Mbahen të dhënat e bankës, por edhe çelësi i shtëpisë


Mikroçip nën lëkurë. Kjo është tendenca që po përhapet me shpejtësi në Suedi, duke zëvendësuar kështu kartën e kreditit, çelësin elektronik etj.

Kështu në veri të Europës portofolet po humbasin funksionin e tyre duke u zëvendësuar me një mikroçip i cili implentohet nën lëkurë. Deri më sot rreth 3500 vendas i kanë nën lëkurën e tyre paratë për të paguar në supermarket, dyqane, postë, taksat, por edhe çelësat e shtëpisë.

Fenomeni mund të duket i çuditshëm, por Suedia është një ndër vendet që prej dy dekadash tashmë kanë ecur shumë me teknologjinë dhe janë shumë mendjehapur në këtë aspekt, duke përqafuar me më tepër lehtësi inovacionin deri edhe fantashkencën.

Kjo ka të bëjë edhe me kulturën, pasi ajo suedeze ka shumë besim tek shërbimet dixhitale dhe besojnë shumë në potencialin pozitiv të teknologjisë më shumë se në çdo kulturë tjetër, shpjegojnë studiuesit.

Baby Boo