Mijëra persona në Suedi po fusin mikroçipe nën lëkurë


Mijëra njerëz në Suedi po fusin mikroçipa të vegjël nën lëkurën e tyre – duke ua bërë jetën shumë më të lehtë pasi nuk duhet të mbajnë më karta identifikimi, kartela palestre dhe karta për të hyrë në punë.
Por nuk është pa rreziqe të dhënash.

Rreth 3,000 suedezë kanë futur mikroçipat e vegjël në trupin e tyre gjatë tre viteve të fundit, sipas AFP.
Etiketat elektronike janë afërsisht sa një kokërr orizi dhe vendosen në pjesën e pasme të dorës nëpërmjet një shiringe.

Teknologjia është jashtëzakonisht e përshtatshme,” tha Ben Libberton, një mikrobiolog që punon për MAX IV Laboratory, për Euronews.

Shumë punonjës i përdorin ato për të hyrë në ndërtesat e zyrave të tyre, si një kartë palestre, për të blerë ushqime nga makinat shitëse dhe madje edhe si bileta e treni.

Baby Boo