Mijëra muslimanë mbushin xhaminë e shenjtë të Mekës për lutjet e Natës së Umrah (fotot)


Dhjetra mijëra besimtarë mbushën dje Xhaminë e Madhe të Mekës për natën e 27 të muajit të Ramazanit, në grumbullimin më të madh që pas nisjes së virusit Covid-19.

Pamjet impresionuese tregonin besimtarët që luteshin dhe ecnin rrotull Kabës në qendër të saj.

Numri i madh i pelegrinëve të ardhur shihej vetëm me fotot ajrore ku shumë të tjera ishin grumbulluar në ndërtesat rreth Kabës.

Umrah ose Nata e 27 e Ramazanit, njihet në arabisht si ‘Laylat Al Qadr’, dhe konsiderohet si nga mbrëmjet më të shenjta të kalendarit islamik. Kjo shënon kohën kur muslimanët besojnë se libri i shenjte i Kuranit u zbrit nga qielli në tokë, dhe kur rreshtat e tij iu treguan botës nga profeti Muhamed.

Në ditën që shënon javën e fundit të Ramazanit, besimtarët nga e gjithë bota mblidhen në tempullin më të shenjtë të Mekës për lutje dhe reflektim.

Grumbullime të ngjashme të muslimanëve u bënë në shumë vende të botës dje, përfshi dhe tempullin e trazuar të Jeruzalem.

Lutjet e muajit të Ramazanit atje janë penguar nga ritualet e ceremonisë hebreje të Ringjalljes, që kryhet gjithashtu në xhaminë Al Aksa, e njohur nga Hebrejtë si Mali i Tempullit, në prezencë të madhe të ushtrisë së policisë izraelite.

Agjerimi i muajit të Ramazanit është një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame, bashkë me katër të tjerat që janë besimi, lutja, bamirësia dhe pelegrinazhi.

Edhe pamjet nga xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem tregonin mijëra njerëz që luteshin poshtë kupolës së Laylat al-Qadr, ashtu si dhe besimtarë në Gaza, në xhaminë e Sayed al-Hashim.

Baby Boo