Mijallkovi ja çfarë deklaroi sot në gjykatë për rastin “Monstra”


Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, sot gjatë dëshmimit në Gjykatën Penale në Shkup, për lëndën “Monstra”, për vr asjen e katër djemve dhe peshkatarit në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, theksoi se nuk i kujtohet se a i kanë informuar se bëhet fjalë për persona të cilët ishin në fushëbe teja luft arake në Afganistan dhe Al Ka ida.

“Nuk më kujtohet se përpunimi operativ për grupin islamist ishte diferencuar në këtë rast. Nuk më kujtohet se a na kanë informuar shërbimet e huaja se a bëhet fjalë për persona të cilët ishin në fushëbetejat luftarake në Afganistan dhe Al Kaida. Të gjitha motivet në këtë rast i ka klasifikuar prokurori publik”, theksoi Mijallkovi. Ish drejtori i DSK-së bëri të ditur se nuk kishte informacione paraprake se do të ndodh kjo ngjarje.

Në pyetjen e të akuzuarit Fejzi Aziri, se vallë më 12.04.2012 funksionin kamerat e sigurisë të Qytetit të Shkupit, Mijallkovi u përgjigj se kjo mund të kontrollohet në MPB dhe se nuk i kujtohet se cilat kamera punonin para tetë viteve. Mijallkovi u pyet se a ka pasur takim me drejtorin e shërbimit sekret pas vr asjeve në Liqenin e Smillkovës. “Po, kisha një takim me shefin e policisë sekrete, por nuk më kujtohet se kur është realizuar saktë”, tha Mijallkovi. Aziri kërkoi sqarim nga dëshmitari Mijallkov, se pse hetimi është udhëhequr në një drejtim. “Në momentin e ngjarjes nuk kishim kurrfarë informacionesh. Nuk është e vërtetë se kemi udhëhequr procedurë në një drejtim. Grupi diferencohet si rezultat i dëshmive materiale dhe nga masat e posaçme hetuese. Nuk mund t’iu them se si është zgjedhur numri i juaj për tu përgjuar”, tha Mijallkovi. Ai theksoi se për ngjarjen e kishte kuptuar gjysmë ore pas vrasjes. Rastin e udhëhiqnin BSP, ndërsa Drejtoria ishte e përfshirë duke ndihmuar në informacione. “DSK-ja ishte e pranishme në cilësinë dhe rolin e grumbullimit të informacioneve lidhur me njohuritë operative. Për këtë rast ishin të angazhuar të gjitha resurset e DSK-së dhe BSP-së”, sqaroi Mijallkovi në pyetjen e prokurores Fatime Fetai. Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” vazhdon me dëshminë e ish këshilltarit për Siguri Kombëtare, Sinisha Aleksovski. Pas tij dëshmojnë edhe ish ministrat Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.

Baby Boo