Mijallkov, Xhaferi, Bexheti – dëshmitarët e radhës në rastin “Monstra”


Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish zv/kryeministri për Zbatimit e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi dhe ish ministri i Drejtësisë dhe kryetari aktual i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, janë dëshmitarët e radhës të cilët do të duhet të tregojnë për njohuritë që kanë në lidhje vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, gjegjësisht rastit “Monstra”, i cili ka ndodhur në kohën derisa kanë qenë në detyrë.

Thirrja ish funksionarëve të lartë të qeverisë me të cilën ka udhëhequr Nikolla Gruevski, vijon pasi që palët në gjykim kanë dyshime se pushteti ka qenë i përzier në këtë rast ku u vranë në mënyrë mizore 4 djelmosha të rinj dhe një peshkatar.

Gjykata njoftoi se nëse dëshmitarët nuk do të paraqiten në seancë, do të japë urdhër që t’i sjellë me polici.

Sot dëshmuan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani dhe ish zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami./Portalb

Baby Boo