Mijallkov kërkon shpëtimin nga falja e Ivanovit


Ish shefi i DSK së Sasho Mijallkov kërkon përsëri shpëtim nga falja e presidentit Gjorge Ivanov. Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Fortesa”, avokatët e Mijallkovit dhe të akuzuarës Valentina Simonovska, kërkuan që për ta të ndërpritet procedura penale dhe të lirohen nga akuzat.
Por gjykatësja Xheneta Begtoviç e refuzoi kërkesën duke kujtuar se tashmë është bërë vlerësimi i akuzës dhe falja nuk është marrë parasysh si lehtësim. Prokuroria Specilale kërkoi që edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska përsëri të kyçet në rastin kryesor të procesit Fortesa-Target. Kjo pasi që kur Jankullovska kishte shtatzëni të rrezikshme, gjykatësja e ndau nga kjo procedurë dhe vendosi ta gjykojë veçmas.

Gjykatësja Xheneta Begtoviç tha se edhe ajo vlerëson se me bashkimin e procedurës do të kursehej kohë dhe procedura do ishte më efektive, por duhet të presin vendimin e gjykatës se Apelit pas ankesës së mbrojtjes në rastin Thesari, pasi edhe në atë rast kishte situatë të ngjashme./Pacensure

Baby Boo