Mijallkov dhe Kamçev kërkojnë anulimin e paraburgimit shtëpiak


Pas mendimit juridik të Gjykatës Supreme për pamundësinë e PSP-së që të ngrit akuza dhe të hap hetime pas afatit prej 18 muajve, të dyshuarit e lëndës “Perandoria”, do të bëjnë kërkesë pranë gjykatës penale për anulimin e paraburgimit shtëpiak, bën të ditur Makfaks.

Kjo do të thotë se ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev dhe katër të dyshuarit e tjerë të lëndës së PSP, për të cilët ishte shqiptuar masa e paraburgimit shtëpiak, duke u bazuar në mendimin e Gjykatës Supreme, do të bëjnë kërkesë që e njëjta masë të anulohet.

Paraburgimi shtëpiak me kohëzgjatje prej 30 ditësh, përveç për Mijallkovin dhe Kamçev, u shqiptua edhe për të dyshuarit tjerë: Cvetan Pandeleski, Nenad Josifoviq, Zorica Arsovska dhe Todor Mirçevski.

Gjykata Supreme në mbledhjen e sotme tha se PSP nuk mund të hap hetime dhe të paraqet akuza të reja pas afatit kohor prej 18 muajve, pas iniciativës së dy avokatëve Boro Tasevski dhe Elenko Milanov, në bazë të Ligjit për gjykatë të vitit 2018.

Ndërkaq në rastin “Perandoria” akuzohen Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska-Kamçevska, Hristina Kamçeva-Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vladisall Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel”.

Baby Boo